Një studim i ri në fushën e shëndetësisë ka pohuar se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin me covid-19 dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh ndosh që nuk ndihen mirë me shëndet. Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike si frika dhe depresioni, janë ndër pasojat më të shpeshta afatgjata të një infektimi me SARS-CoV-2, shkruajnë studiuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”. Në lidhje me një situatë të tillë, pulomologu Flamur Marku u shpreh se pasojat më të rënda të post-covidit te personat që kanë pasur pneumoni të rëndë apo ndezje ose infeksion në mushkri, nganjëherë dinë të shkaktojnë fibroz pnulmonare që kërkon një kohë më të gjatë të trajtimit, ndërsa kohët e fundit po shkakton edhe ripërsëritje të infeksionit.
Marku mes tjerash u shpreh se më tepër pasoja ka tek ata pacientë të cilët nuk kanë marrë trajtimin adekuat, dhe trajtimi i duhur do të ishte përmes inhalimit që shkon drejt në mushkëri apo kur kemi lodhje të vazhdueshme përdoret terapi vitaminoze
Vlenë të theksohet se profesionistët shëndetësor bëjnë apel tek qytetarët që te vaksionohen si mënyra më e mirë për tu përballur me COVID-19.