Publikohet ranglista e FIFA-s, Kosova shënon ngritje, Shqipëria bie për dy pozita

Organi më i lartë i futbollit botëror FIFA ka publikuar renditjen më të re për ekipet kombëtare.

Në krahasim me renditjen paraprake e cila ishte publikuar në muajin maj të këtij viti, Kosova ka pasur rritje në këtë renditje, përcjellë KosovaPress.

“Dardanët” janë ngritur për pesë pozita, nga vendi i 120 në atë 115 me gjithsejtë 1159 pikë të grumbulluara.

Ndryshe nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie të lehtë duke humbur për dy vende, nga pozita e 67 ka rënë në të 69-tën.

Tri kombëtaret e para janë Belgjika, Brazili dhe Franca.

Read Previous

Kusari-Lila: Duhet të ndërmerren masa për të parandaluar përhapjen e virusit

Read Next

KQZ deri tash ka pranuar 19 aplikime nga subjektet politike për certifikim për zgjedhjet lokale