Paris Saint Germain do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen kthyese të
çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e argjentinasit, Mauricio Pochetino arriti fitore në udhëtim me
rezultat 2-3 ndaj “bavarezëve”.
Në këtë takim shkëlqeu ylli francez, Kylian Mbappe i cili arriti ta mposht dy
herë portjerin Manuel Neuer.
Para takimit me Bayern Munich, Pochettino ka marrë një lajm të mirë nga stafi
mjekësor i ekipit parisien.
Dy lojtarët e PSG, Verrati dhe Florenzi që ishin infektuar nga COVID-19 tashmë
janë shëruar dhe pritet paraqitja e tyre në përballjen e Ligës së Kampionëve.
Dueli PSG-Bayern Munich do të zhvillohet të marten nga ora 21:00.