PSG ofertë për transfermin e Sergio Ramos

Paris Sanit-Germaini është i vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin Sergio Ramos pas përfundimit të sezonit aktual.

Madje, mediumet franceze kanë njoftuar të enjten se drejtuesit e Parisit tashmë kanë nisur negociatat me Ramosin, i cili në verë do të mbetet lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Mësohet se PSG-ja, i ka paraqitur Ramosit një ofertë të majme, të cilën pritet ta pranoj. Ramosit i është ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër kurse paga e tij vjetore do të jetë dhjetë milionë euro.

Ramos 35-vjeçar këtë sezon ka pasur telashe me lëndime dhe ka regjistruar vetëm 21 ndeshje në të gjitha garat për Realin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2005 nga Sevilla./Koha.net/

Read Previous

Rubrika e librit në programin e mëngjesit

Read Next

Perandorët romakë me prejardhje ilire