PSG është duke konsideruar të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Sergio Aguero.
Legjenda e Manchester Cityt bëri debutimin me katalunasit vikendin e kaluar, ngase për katër muaj ishte i lënduar, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas El Nacional, PSG është e interesuar për nënshkrimin me 33-vjeçarin në mënyrë që ta bëjnë Lionel Messin të ndihet më mirë në “Parkun e Princave”.
Aguero u transferua te Barcelona që të luajë pranë Messit, por në momentet e fundit, klubi nuk arriti ta regjistrojë argjentinasin në La Liga dhe pastaj ky i fundit kaloi në “Parkun e Princave”.
Për të sjellë Agueron, PSG është e përgatitur ta lejojë sulmuesin Mauro Icardi të transferohet te Barcelona këtë verë.
Icardi ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por nuk shihet si opsion afatgjatë nga klubi francez.
/Lajmi.net/