Ylli argjentinas, Lionel Messi në fund të këtij sezoni përfundon kontratën me PSG-në. Mirëpo, francezët dëshirojnë qëndrimin më të gjatë të shtatë herë fituesit të Topit të Artë.
Messi nënshkroi me PSG-në në verën e vitit 2021, pasi përfundoi kontratën me Barcelona-n.
Sipas “SER”, parisienët tashmë synojnë rinovimin 1+1 vit. E thënë ndryshe rinovimin deri në 2024, me opsion zgjatje dhe për një tjetër vit, kur ai të ketë mbushur 38-vjeç.
Aktualisht, Messi përfiton rreth 30 milionë euro neto në sezon me PSG-në. Dhe me kontratën e re, ai pritet të përfitojë po të njëjtën shifër.
Luis Campos, këshilltari sportiv i klubit parisien tha pak kohë më parë për “RMC” se ishin duke shqyrtuar opsionin e rinovomit të Messi-t. Dhe mesa duket, tashmë ata janë bindur për t’i ofruar kontratën e re argjentinasit.
Messi e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri futbollistik me parisienët. Në 11 ndeshje të luajtura, ai ka realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime. /Albanianpost.com