Në këtë fazë të luftës, pyetja kryesore është: A do të ketë aq sukses ofensiva ukrainase në rajonin e Kurskut sa të detyrojë Shtabin e Përgjithshëm rus të ndalojë avancimin e tij në Donbass dhe të dërgojë trupa për të mbyllur boshllëqet?
Nëse rusët do të ndryshonin strategjitë e tyre nën presionin e Kievit, kjo në thelb do të nënkuptonte tre gjëra.
1) Putini nuk ka rezerva të mjaftueshme dhe ushtria e tij është shumë më e dobët nga sa do të donte të besonte.
2) ukrainasit kanë rifituar iniciativën, diktojnë ritmin, përdorin sa më mirë pikat e tyre të forta dhe kanë ende shumë letra për të luajtur.
3) bllokimi apo edhe shtyrja e rusëve përsëri në Donbass çon në dobësimin e planeve të aneksimit të Putinit dhe rikthimin e çështjes së të gjitha territoreve të okupuara të Ukrainës në tryezën e bisedimeve.
Në të vërtetë, megjithatë, ne ende nuk e dimë nëse komandat ruse janë vërtet të gatshme të ridislokojnë më të mirat e njësive të tyre për t’i përqëndruar ato në Kursk.
Planet e Carit
Sipas ekspertit ushtarak ukrainas, Roman Svitan: Për komandën e Kievit, situata në Donetsk mbetet dramatike.
“Rusët janë shumë më të fortë, ata po përparojnë dhe ukrainasit nuk kanë se si t’i ndalojnë ata”.
Dhe ai shton: “Putini i kishte vendosur vetes prej kohësh objektivin kryesor për të pushtuar të gjithë DonbasSin deri në fund të verës.
Ai synon të arrijë në kufijtë rajonalë dhe më pas të forcojë trupat e tij dhe më pas të presë fundin e dimrit.
Ai favorizon Donbassin në vend të Kurskut, i cili në sytë e tij mbetet një pjesë e vogël e tokës ruse që mund të çlirohet më vonë pa shumë përpjekje.
Në atë moment, basti ukrainas rrezikon të rezultojë i humbur, për shkak të humbjes së njerëzve dhe pajisjeve në Kursk.
Reagimi i vonuar
Kështu mendon edhe gjenerali 78-vjeçar, Vincenzo Camporini, ish-shefi i shtabit të Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Italiane.
“Më befason që tashmë kanë kaluar tetë ditë dhe ne ende na mungon një përgjigje efikase ruse ndaj avancimit të Ukrainës në Kursk. Do të prisja një reagim të shpejtë. Nuk duket se trupat e Moskës kanë forca adekuate, ndoshta ata e nënvlerësuan rrezikun”.
Zona tani është shumë e madhe, nuk e dimë se sa ushtarë ukrainas janë të përfshirë, por është e qartë se kjo nuk është aspak një goditje e shpejtë.
Sipas ish-shefit e gjithë kjo mund të përkthehet në temën e negociatave serioze në të ardhmen.
“Dua të them që të dyja palët më në fund mund të ulen rreth një tavoline pa kërkuar hënën dhe të jenë të gatshme të bëjnë lëshime reciproke. Deri më tani Rusia kishte refuzuar ta bënte këtë. Nuk më duket serioze të thuash se je gati për të negociuar, për sa kohë që kërkesat tuaja të pranohen plotësisht: është një ultimatum, jo një kërkim për kompromis”.
Pasojat?
“Ofensiva po sjell rezultate pozitive për ukrainasit, të cilët nga ana e tyre po imponojnë ashpër kërkesën për tërheqjen e Rusisë nga territoret e tyre. Por duhet shtuar se ky qëndrim pasqyron parimet e së drejtës ndërkombëtare kundër përvetësimit të territoreve nëpërmjet përdorimit të forcës”./Albanianpost.com