Është zbuluar arsyeja pse Pep Guardiola vendosi kundër nënshkrimit të Cristiano Ronaldo-s para se portugezi të përfundonte në Arabinë Saudite.
Superylli portugez Ronaldo do të hyjë në histori si një nga lojtarët më të mirë që ka zbukuruar ndonjëherë një fushë futbolli.
Gjatë gjithë karrierës së tij në Evropë, 39-vjeçari ka luajtur për Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madrid-in dhe Juventus-in.
Pavarësisht se është në fazat e fundit të karrierës së tij, Ronaldo është ende i fortë dhe po shënon gola për skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al Nassr.
Sidoqoftë, përpara se të siguronte një lëvizje në Lindjen e Mesme, u zbulua se Ronaldo i ofroi veten Manchester City-t, por Guardiola vendosi kundër nënshkrimit të tij.
Siç raportohet nga “Daily Mail”, një ekstrakt ekskluziv nga një libër i ri që përshkruan kohën e Guardiolës si shef i Cityt zbuloi se Ronaldo i ofroi veten klubit verën e kaluar.
Raporti thoshte: “Ai iu ofrua City-t verën e kaluar, por Pep nuk ishte i interesuar. Nuk ka asnjë dyshim që Guardiola respekton aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të përfunduar rastet, si dhe gjendjen e tij të shkëlqyer fizike, por si mund të përshtatet ky lloj lojtari në makinën precize që katalanasi ka ndërtuar me kujdes te City?”.
“Faleminderit, por jo faleminderit, Cristiano”.
City filloi sezonin 2024-25 fundjavën e kaluar kur mundi rivalët e United në finalen e FA Community Shield në “Wembley”. Djemtë e Guardiola-s fituan me penallti pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1. /Albanianpost.com