PS mbledh 47 nënshkrime deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën

Partia Socialiste ka mbledhur, deri tani, nënshkrimet e 47 deputetëve për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Nisma pritet të depozitohet në orët në vijim në Kuvend dhe një komision hetimor pritet të ngrihet me shpejtësi për të shqyrtuar kërkesën.

Mazhoranca ka deklaruar më herët se presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga Kuvendi aktual në lidhje me shkeljet e Kushtetutës dhe përfshirjen e tij në fushatë.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca aktuale ndërmerr një nismë për shkarkimin e Ilir Metës, brenda një mandati./ GazetaSinjali

Read Previous

Safet Gërxhaliu: Rritja e çmimeve bazë për 1.2 për qind do ta godet edhe më shumë ekonominë

Read Next

​Programi i ndeshjeve të sotme në ligat evropiane