​Programi i ndeshjeve të sotme në ligat evropiane

Do të zhvillohen sot disa ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e hëne në ligat përkatëse të tyre.

Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Burnleyt e West Ham në Premier Ligën angleze, dhe Sevillas e Athletic Bilbaos në La Ligan spanjolle.

Skuadra londineze West Ham do të kërkojë me çdo kusht fitoren, dhe t’i rikthehet rezultateve pozitive, që ta vazhdojë ëndrrën për të siguruar biletën e sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, në La Liga Sevilla e ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, ku pozicionohet në vendin e katërt me 70 pikë, 17 sosh larg vendit të pestë, ndërsa Athletic Bilbao me ndeshjet e mbetura po synon që të paktën të arrijë të kualifikohet për në gara evropiane, ku momentalisht gjendet në pozitën e 10 me 42 pikë, nëntë sosh larg pozitës që dërgon drejt kualifikimit për në UEFA Europa Conference League./KosovaPress

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme e gjeni më poshtë.

Premier Liga angleze

19:00 West Brom (19) – Wolves (12) (Stadiumi Hawthorns)

21:15 Burnley (16) – West Ham United (6) (Stadiumi Turf Moor)

Bundesliga gjermane

18:00 Mainz (12) – Hertha Berlin (17) (Stadiumi Opel Arena)

Serie A

20:45 Torino (17) – Parma (19) (Stadiumi Olympic Grande Torino)

La Liga spanjolle

21:00 Sevilla (4) – Athletic Bilbao (10) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)

Read Previous

PS mbledh 47 nënshkrime deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën

Read Next

Elseid Hysaj bëhet objektiv kryesor i Atletico Madridit për mbrojtjen