Studentë, nxënës, pensionistë dhe qytetarë të grupeve të ndryshme në baza ditore vazhdimisht e vizitojnë bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.
Krahas lexuesve të rregullt, ka edhe të atillë të cilët nuk respektojnë kohën e kthimit të librit apo edhe e dëmtojnë atë. E në të tilla raste ka vërejtje në shkollë apo përmes postës.