Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë mund të jenë në fuqi edhe për dy javët e ardhshme. Kështu është bërë e ditur nga takimi që dje ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku e mbajti me anëtarë të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Por, për shumë qytetarë ora policore është një nga masat që duhet të rishikohet. Ka të tillë që orari i kufizimit u ka sjellur vështirësi për qarkullim në rastet kur kanë pasur nevojë.
Por ka edhe qytetarë që thonë se orari kufizues duhet të qëndrojë edhe për një kohë, pasiqë akoma vetëdijësimi i popullit sa i përket mbrojtjes nga virusi nuk është i kënaqshëm.
Ndonëse ka rënie të rasteve me Covid-19, kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.