Në Teqenë Bektashiane në Gjakovë është bërë promovimi i Albumit Fotografik:”Haxhi Dede Reshat Bardhi’ i cili ka qenë klerik i lartë bektashi, kryegjysh botëror i bektashinjve nga viti 1993 deri kur ndërroi jetë si dhe librit për “ Haxhi Dede Edmond Brahimaj” për të shënuar 10 vjet si Kryegjysh Botror i Bektashinjve. Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të komunitetit bektashian nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, përfaqësues të politikës shqiptare e mbështetës të komunitetit bektashian .Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i lumtur që ky aktivitet u organizua në Gjakovë, bëri thirrje që të jemi gjithmonë pranë njëri tjetrit, jo vetëm në ditë të tilla të shënuara. https://www.syri-vision.tv/
Bernard Zotaj nga Shqipëria tha se ky aktivitet në Gjakovë paraqet vlera të larta patriotike.
Në këtë organizim nuk mund të mos kujtohej edhe ish-Kryetari i Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama, në gjashtë mujorin e kalimit nga jeta në amshim. Miq e familjarë thanë se boshllëku që ai ka lënë është i madh jo vetëm për komunitetin bektashian por tërë shqiptarinë. https://www.syri-vision.tv/
Falënderuese për fjalët e mirë që i thanë për të ndjerin Baba Mumin Lamën u shpreh bashkëshortja Afërdita Lama.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj po ashtu ndau mirënjohje për disa nga kontribuesit e zhvillimit të komunitetit bektashian në trojet shqiptare.Po në këtë ditë u shënua edhe përvjetori i 30-të i rihapjes së Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri si dhe 231 vjetori i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. Në fund të pranishmit vazhduan në ambientet e jashtme të Teqes për të ndjekur ekspozitën që përmbledh historinë e komunitetit Bektashian në Kosovë.https://www.syri-vision.tv/