Në biblotekën,” Ibrahim Rugova” në Gjakovë është bërë promovimi i librit “Kosova-Një histori e shkurtër” nga autori i mirënjohur Jusuf Buxhovi. Promovimin e hapi profesori Ruzhdi Sefa, në emër të “Shoqatës së Intelektualëve Jakova”, që cilësoi Buxhovin si institut në vete që cdo ditë e begaton krijimtarinë artistike letrare dhe historiografinë kombëtare. Botuesi i këtij libri Tafilaj tha se është kënaqësi të mbështesin një autor si Jusuf Buxhovi.
Shkrimtari dhe historian Buxhovi tregoi se çka përmban ky libër.
“Kosova- Një histori e shkurtër” paraqet një përmbledhje prej 8 librave të shkruara mes viteve 2012-2015, të bëra bashkë në një botim të veçantë.