Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkon paraburgim për 15 kryesuesit që u arrestuan sot

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të këtij hetimi janë intervistuar gjithsej 58 persona, përfshirë 15 kryesues të qendrave të numërimit dhe 43 komisionerë. Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, e paraparë me nenin 216 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 kryesuesit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre në gjykatën kompetente. Ndërkohë, 43 komisionerët, pas intervistimit dhe grumbullimit të provave relevante, do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.

Komunikata e plotë:


Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria e Gjakovës dhe Policia e Kosovës
Gjakovë, 28 janar 2026 –
Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinion publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.
Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 (pesëdhjetë e tetë) persona, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) kryesues dhe 43 (dyzet e tre) komisionerë.
Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 (pesëmbëdhjetë) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.
Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.

Read Previous

Galeria Kombëtare e Kosovës shpall programin për vitin 2026

Read Next

Hetimi i koordinuar nga EUROPOL-i kundër krimit financiar, arrestohet edhe një shtetas i Kosovës