Projektligji për kripto-asetet dërgohet në Kuvend

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të enjten në mbledhjen e radhës e dërgoi për lexim të parë projektligjin për kripto-asetet.

Anëtarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj tashmë nuk ka pengesa që të procedohet për Kuvend.

“Për herë të parë bën rregullimin dhe përcaktimin e kripto-aseteve, duhet të kemi një draft ligj që nxit inovacionin, investimet dhe nxit parandalimin e parasë. Përveç punës dyvjeçare, kemi pas mbështetje edhe nga Këshilli i Evropës. Projektligji ka plotësuar kushtin e marrjes së vendimit të qeverisë dhe nuk ka pengesa që të lexohet në lexim të parë në seancë plenare”, tha ajo.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se nga java e ardhshme do vazhdojnë  me raportin e AKP-së, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është hequr nga rendi i ditës për faktin se nuk ka sjell raport dhe është hequr nga rendi i ditës.

Ndërsa, projektligji për regjistrin e pronarëve është shtyer për mbledhjen e radhës.

Read Previous

Moti i ligë përmbyt Brazilin, 10 viktima e dhjetra persona të humbur

Read Next

Kurti: Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE