Projektligji për buxhetin e 2025-tës mbledh serish kuvendin

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajnë sot seancë plenare.

Në rend të ditës është vetëm një pikë: shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-332, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:00, raporton IndeksOnline.

Paraprakisht, deputetët janë ftuar të marrin pjesë në adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, në seancën që fillon në 09:30.

LDK-ja dje konfirmoi se do të marrë pjesë në seancën e adresimit të presidentes, teksa akoma nuk dihet nëse partitë opozitare do të bëjnë të njëjtën gjë, apo do të zgjedhin bojkotin./IndeksOnline/

Read Previous

Sane pyetet për një rikthim të mundshëm në Premier Ligë

Read Next

Osmani sot bën adresimin vjetor në kuvend