Projekti “Edukimi i karakterit” tashmë ka filluar të gjejë shtrirje pothuajse në të gjitha nivelet e shkollimit të shkollës “Mehmet Akif” në Gjakovë. Janë nxënësit, ata të cilët përmes aktivitetit të tyre kanë krijuar grupe të veçanta punese duke realizuar secilën temë të muajit.
Gjatë këtyre veprimtarive mësimore nxënësit krijojnë, bashkëbisedojnë, zgjidhin probleme por shumë shpesh edhe kritikojnë e analizojnë projekte deri në finalizimin e plotë të tyre. Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
Projekti “Edukimi i karakterit” gjithëpërfshirës në shkollën “Mehmet Akif”