Procesi i votimit ka nisur në kohë edhe në Turqi, vazhdon deri në orën 19:00

Ambasada e Kosovës në Turqi ka njoftuar se Qendra e votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll është hapur.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se procesi i votimit ka filluar që nga ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00.

“Sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, për herë të parë, qytetarët e regjistruar mund të votojnë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Lejohet edhe votimi me dokumente të skaduara të identifikimit të Kosovës

Read Next

Tifozët e Man Utd të revoltuar pas paraqitjes fantastike të De Geas kundër Interit