Bazuar në një marrëveshje të vitit 2017 të lidhur mes sindikatës së bashkuar të arsimit dhe shkencës, si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të gjithë mësimdhënësit eRepublikës së Kosovës do të paguhen me 2 euro për ditë pune, në kuadër të shujtës ushqimore.
Zyrtari ligjor i Drejtorisë komunale të arsimit në Gjakovë Dardan Bakija, na tregon detaje tjera të kësaj marrëveshje që implikon drejtpërdrejt komunat e Kosovës.
Tutje Bakija potencon se disa mësimdhënës vec se I kanë marrë këto të holla.
Ndërsa kryetari i sindikatës së bashkuar të arsimit dhe shkencës, dega në Gjakovë Sali Maliqi, tregon si e vlerëson ecurinë e kësaj tematike.
Maliqi theksoi se këto mjete duhen paguar të gjithë mësimdhënësve, madje sa më shpejt, aq më mirë.