Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në 40 minuta.
Në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë te Dheu i Bardhë janë 35-40 minuta, ndërsa daljet 3 deri në 5 minuta.
Ndërsa, kolonat në hyrje në këtë pikë të kalimit kufitar janë 350 metra, derisa kolona në dalje nuk ka.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta./21Media