Prishtina me cilësi të dobët të ajrit

Ndotja e ajrit në Prishtinë është e njëjtë me atë të qyteteve të mëdha si Pekin, Mumbai dhe Nju Delhi. Sidomos në dimër, viset urbane përballen me episode të rënda të tymit dhe të mjegullës, të cilat janë të shkaktuara nga rritja e kërkesës për ngrohje, që kryesisht sigurohet nga djegia e karburanteve të ngurta.

Nivelet e tilla të ndotjes së ajrit janë të pasigurta për popullatën e Kosovës prej 1.9 milionë banorë dhe shkaktojnë pasoja të dëmshme shëndetësore.

Monitorët për matjen e cilësisë së ajrit të cilët janë të vendosura në kryeqytet, në ditën e sotme në to tregohet për ajër të ndotur.

Ndotja në Prishtinë konsiderohet se vjen nga automjetet, termocentralet në Obiliq dhe ngrohja e familjeve me dru e qymyr.

Read Previous

Liburni u rikthehet fitoreve, mposhti në ndeshjen derbi klubin Prishtina 01

Read Next

Dy të vdekur dhe katër të plagosur në një sulm në Jerusalem