Më datë 01.12.2021( sot) rreth orës 16:00 , ankuesi, saktësisht drejtori shkolles “Yll Morina” në Gjakovë, njofton se përmes telefonit ishte kanosur nga një prind i një nxënësi. Ankuesi deklaron se prindi i nxënësit e kishte kanosur përmes telefonit, duke e ofenduar me fjalë banale nga më të rëndat.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti inicohet ”Kanosje” i dyshuari pasi intervistohet me urdhër te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt, njoftoj kështu për TV Syrin, Nysret Xhurkaj, zëdhënës për informim i drejtorisë rajonale të Policisë në Gjakovë.