Presidentja ​Osmani dënon sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dënuar sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen në Kopenhagë duke thënë se dhuna kundër çdo lideri paraqet njëherësh edhe sulm ndaj demokracisë.

Ajo në X tha se sulmi i tmerrshëm ndaj kryeministres është i tmerrshëm.

“E dënoj ashpër. Dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qëndro e fortë, e dashur Mette”, ka shkruar Osmani në X.

Sulmi vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar në zgjedhjet e BE-së. /KosovaPress/

Read Previous

​BQK: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.9 për qind

Read Next

Moti sot në Kosovë