Presidentja Osmani vizitë zyrtare në El Salvador

Me ftesë të presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur atje dhe është pritur me ceremoni shtetërore nga ministrja e Jashtme e El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco.

Osmani, në një postim në platformën X, të përcjellë edhe me video, ka thënë se krijimi i aleancave të reja dhe themelimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador

“Krijimi i aleancave të reja dhe themelimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador. Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake”, ka shkruar Osmani në X

Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele. /RTKlive/

Read Previous

Kurti Prokurorisë Speciale: Sillni kriminelët para drejtësisë

Read Next

Kërcënimet ruse, Stoltenberg: Politika e SHBA-së nuk ka ndryshuar