Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutuan zhvillimet e fundit në vend.
Situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe ecuria e formimit të institucioneve të reja, ishin temat që u diskutuan, sipas njoftimit të Presidencës.
“Gjithashtu, gjatë takimit u trajtuan edhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët, në veçanti fushën e mbrojtjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /KosovaPress