Presidentja Osmani takohet me Dukën e Luksemburgut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në orët e mëngjesit ka zhvilluar një takim në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa.

Ajo gjatë këtij takimi ka folur për fuqizimin dhe mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ishte në fokus të diskutimeve tona në një mëngjes të përzemërt sot në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa.

Bashkimi i forcave dhe zërave tanë për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën tonë të përbashkët për drejtësi”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Read Previous

Trenat në Francë janë anuluar ndërsa gjuetia për vandalët vazhdon

Read Next

Erik ten Hag shpreson të përforcojë skuadrën përpara sezonit të ri