Presidentja Osmani takohet me kryeministrin belg Alexander de Croo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kryeministrin belg Alexander de Croo.

Presidentja Osmani  e ka falënderuar Kryeministrin Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka thënë Presidentja Osmani. /RTKlive

Read Previous

Sa gjoba u shqiptuan në trafik në 24 orët e fundit?

Read Next

Raporti i Komisionit Evropian: Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%