Sa gjoba u shqiptuan në trafik në 24 orët e fundit?

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2346 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar 58 aksidente në trafikun rrugor, ku  17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 24 persona. /RTKlive

Read Previous

Një person sulmon dy shtetas të huaj

Read Next

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin belg Alexander de Croo