Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvojën e saj personale si refugjate, duke thënë se refugjatët nuk janë numra, por histori të mbijetesës dhe forcës.
Osmani ka shkruar se përvoja e të qenit refugjat është ende e freskët në kujtesën e popullit të Kosovës, që përjetoi dëbimin masiv nga shtëpitë gjatë luftës së fundit.
“Refugjatët nuk janë numra. Ata janë histori mbijetese, force dhe shprese. Edhe unë isha refugjate, ashtu si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë tona përmes veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.”
Presidentja shtoi se kjo ditë është kujtesë se askush nuk zgjedh të jetë refugjat, por çdokush mund të bëhet i tillë.
“Në Ditën Botërore të Refugjatëve, duhet t’i kujtojmë vetes se askush nuk dëshiron të jetë refugjat, por kushdo mund të bëhet i tillë.”
“Ne kujtojmë se çfarë do të thotë të humbasësh shtëpinë, sigurinë, zërin tënd. Ne betohemi të mos harrojmë kurrë”, shkroi Osmani. /GazetaSinjali/
Refugees are not numbers. They are the stories of survival, strength, and hope.#IWasARefugeeToo, just like the vast majority of the people of Kosovo, expelled from our homes through Milosevic’s genocidal actions.
On #WorldRefugeeDay, we must remind ourselves that no one wants… pic.twitter.com/AgyXog3BhX— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2025