Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj.
Osmani tha se kjo betejë është piedestal i qëndresës dhe lavdisë.
“Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb. Në atë betejë të lavdishme ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë”, tha Osmani.
E para e shtetit theksoi se Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi.
“Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit!”, theksoi ajo. /Klankosova.tv.