Presidentja Osmani në veri

Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Osmani gjatë kësaj kohe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, raporton KosovaPress.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit. /Kp/Telegrafi/

Read Previous

Blerja e gjigantit të aviacionit Piaggio Aerospace nga Baykar bën bujë në mediat italiane

Read Next

E ardhmja e regjistrimit të Dani Olmos në duart e La Ligas