Presidentja Osmani i thërret në takim konsultativ liderët e partive politike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka thirrur në një takim konsultativ liderët e partive politike në vend, për të diskutuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

Takimi pritet të mbahet nesër. Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë pritet të bëhet pas këtij konsultimi që presidentja pritet ta ketë me krerët e partive politike.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina për Reporteri.net.

Ky takim vjen ndërkohë që Kosova ndodhet në një ngërç institucional, pa Kuvend të konstituuar, tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

/Reporteri.net/

Read Previous

Prokurori i Shtetit: 59 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

Read Next

Sulmi 7 mld dollarësh i Ukrainës, Medvedev paralajmëron hakmarrjen e Rusisë