Presidentja në takim me shefin e EULEX-it. Çfarë diskutuan?

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën.

Në takim u bisedua pas aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.

Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese./IndeksOnline/

Read Previous

Prokuroria ende po vazhdon hetimet, që nga vdekja e Agon Musliut

Read Next

Mbi 100 mijë vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech, në Kosovë