Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa bën thirrje për paqe

Udhëheqësi sirian, Ahmed al-Sharaa, ka bërë thirrje për paqe të dielën pasi qindra njerëz janë vrarë në zonat bregdetare, në dhunën më të madhe që nga rënia e Bashar al-Assadit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Britani, ka bërë të ditur të shtunën se më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë në dy ditët e luftimeve në rajonin bregdetar të Mesdheut. Kjo përfshinte rreth 125 luftëtarë të lidhur me qeverinë e re të udhëhequr nga islamistët dhe 148 luftëtarë pro-Assad, raporton Reuters.

“Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen e brendshme, ne mund të jetojmë së bashku”,ka thënë Sharaa, presidenti i përkohshëm, ndërsa vazhdonin përleshjet midis forcave të lidhura me sundimtarët e rinj islamikë dhe luftëtarëve nga sekti alavit i Asasdit.

“Të jeni të sigurt për Sirinë, ky vend ka karakteristikat për mbijetesë. Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është brenda sfidave të pritshme”, ka shtuar ai teksa po fliste në një xhami në Damask. 

Assadi është rrëzuar dhjetorin e kaluar pas dekadave të sundimit dinastik nga familja e tij.

Burimet siriane të sigurisë kanë thënë se të paktën 200 nga anëtarët e tyre u vranë në përleshjet me ish-personelin e ushtrisë për shkak të besnikërisë ndaj Assadit pas sulmeve të koordinuara dhe pritave ndaj forcave të tyre që u zhvilluan të enjten.

Sulmet u shndërruan në vrasje hakmarrëse kur mijëra mbështetës të armatosur të liderëve të rinj të Sirisë nga i gjithë vendi zbritën në zonat bregdetare për të mbështetur forcat e rrethuara të administratës së re./Koha.net

Read Previous

Kina rrit buxhetin për mbrojtjen

Read Next

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin