Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka konfirmuar se samiti i shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian do të mbahet më 18 dhjetor.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, bëhet me dije se samiti nis nga ora 17:30.
“Sesioni i pasdites do t’i dedikohet implementimit të Planit të Rritjes dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal, si dhe mundësive për të avancuar më tutje integrimin gradual mes BE-së dhe rajonit, derisa darka e punës do të fokusohet në sfidat e përbsbashkta gjeopolitike”, thuhet aty.
Në fund, Costa ka thënë:
“Besoj që konteksti aktual gjeopolitik, thërret pë një momentum të ri për t’iu dhënë punës së BE-së me vendet e rajonit”. /GazetaSinjali/