Presidenti i Malit të Zi do të zgjidhet me balotazh

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Tranzicion Demokratik bazuar në 100 për qind të votave të përpunuara, prin kandidati nga DPS, njëherësh presidenti aktual Milo Gjukanoviq, i cili ka fituar 35,3 për qind të votave, i pasuar nga Jakov Milatoviq me 28,9 për qind.

Ne vendin e tretë radhitet Andrija Mandiq, me 19 për qind dhe në atë të katërt është Aleksa Beçiq me 11,3 për qind.

E pesta u rendit Draginja Vuksanoviq Stankoviq me 3,2 për qind, si dhe dy të fundit Goran Daniloviq me 1,5 për qind respektivisht Jovan Raduloviq me 0,8 për qind.

Gjukanovic që synon mandatin e tretë të kryetarit të shtetit dhe Milatoviq, pritet të masin forcat e tyre edhe në balotazhin e 2 prillit, për të parë se kush do të jetë shef i shtetit të Malit të Zi për 5 vjetët e ardhshme.

/KlanKosova/

Read Previous

Gjermania do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani – janë dy kritere që duhet plotësuar

Read Next

Qeveria e Shqipërisë me projektligj për ndërtimet pa leje