Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Tranzicion Demokratik bazuar në 100 për qind të votave të përpunuara, prin kandidati nga DPS, njëherësh presidenti aktual Milo Gjukanoviq, i cili ka fituar 35,3 për qind të votave, i pasuar nga Jakov Milatoviq me 28,9 për qind.
Ne vendin e tretë radhitet Andrija Mandiq, me 19 për qind dhe në atë të katërt është Aleksa Beçiq me 11,3 për qind.
E pesta u rendit Draginja Vuksanoviq Stankoviq me 3,2 për qind, si dhe dy të fundit Goran Daniloviq me 1,5 për qind respektivisht Jovan Raduloviq me 0,8 për qind.
Gjukanovic që synon mandatin e tretë të kryetarit të shtetit dhe Milatoviq, pritet të masin forcat e tyre edhe në balotazhin e 2 prillit, për të parë se kush do të jetë shef i shtetit të Malit të Zi për 5 vjetët e ardhshme.
/KlanKosova/