Presidenti i kampionatit italian të futbollit, të njohur si Serie-A, Dal Pino, ka paralajmëruar se kjo ligë në një të ardhme të afërt mund t’i nënshtrohet një ndryshimi për shkak se duhet përshtatur me angazhimet tjera nga kampionatet dhe garat evropiane.
Ai ka thënë se ka një interesim nga ana e vet klubeve, por edhe brenda federatës që liga të reduktohet nga 20 në 18 ekipe, përcjell KosovaPress.
“Reduktimi i Serie A në 18 ekipe është një temë që është diskutuar për një kohë të gjatë, shumë e dashur për klube të ndryshme dhe gjithashtu në brenda federatës.”, tha fillimisht Dal Pino.
“E gjithë kjo fillon nga supozimi themelor që sistemi, siç është, nuk qëndron më Nga viti 2024 ne do të kemi një Ligë të Kampionëve të re me më shumë data, më shumë ndeshje dhe ne duhet t’i gjejmë këto data brenda ligave tona kombëtare.”
“Ne tashmë kemi ndryshuar formatin e Kupës së Italisë për të zvogëluar angazhimet sepse lojtarët nuk janë makineri dhe ne duhet të ndërtojmë diçka që është funksionale në lidhje me sistemin e përgjithshëm. Kompanitë tona po diskutojnë këtë çështje e cila do të jetë objekt i takimeve dhe diskutimeve të ardhshme në FIGC “, tha në fund presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë./KosovaPress/