Presidenti gjerman Steinmeier e uron Osmanin dhe e fton të takohen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilëm e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.

Presidenti Steinmeier theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e metejmë në rrugën evropiane.

Z. Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupcionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten Osmani për takim së shpejti.

Read Previous

Presidentja Osmani nga Çikatova e Vjetër: Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut

Read Next

Dyshohet për plagosje në Mitrovicë