Dy liderët politikë Boris Johnson dhe Joe Biden janë takuar në Shtëpinë e Bardhë ku kanë diskutuar për një për larmishmëri temash, të tilla si ndryshimi i klimës dhe marrëveshja e fundit e nëndetëseve me Australinë.
Presidenti Biden tha se ai e bëri të qartë në fjalimin e tij në OKB se klima duhet të jetë fusha kryesore e veprimit për të gjithë. Kryeministri britanik e falenderoi kreun e Shtëpisë së Bardhë për heqjen e importeve tek disa mallra.
Presidenti amerikan lëshoi një paralajmërim për Mbretërinë e Bashkuar që të mos dëmtojë procesin e paqes në Irlandën e Veriut pas largimit nga BE.
Ndërsa Kryeministri britanik gjatë diskutimit me Presidentin amerikan foli edhe për aleancën e re të sigurisë që hapi rrugën për marrëveshjen e nëndetëseve, duke shkaktuar kështu mosmarrëveshje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës.
Udhëheqësi britanik nuk e përmendi zemëratën franceze pas mosmarrëveshjeve diplomatike që u krijuan pas paktit të ri të sigurisë që njoftoi SHBA, Australia dhe Britania e Madhe.
Dyshja diskutuan edhe çështjen e Afganistanit ku ata thanë se duhet parandaluar një katastrofë e mundshme humanitare atje pas tërheqjes së trupave aleate. Ata ranë dakord se çdo njohje ndërkombëtare e talebanëve duhet të jetë e koordinuar dhe e bazuar në respektimin e të drejtave të e njeriut.
Ekipi i Johnson e konsideroi vizitën një triumf, duke demonstruar se Britania mund të lulëzojë në skenën botërore edhe pas divorcit të saj nga Bashkimi Europian.
/TvKlan.al/