Presidenca: Serbia ka emëruar organe ilegale në pesë komuna të Kosovës

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani tha se Serbia ka emëruar organe ilegale në disa komuna të Kosovës, duke publikuar dy dokumente.

Vela shkroi në Twitter se organet ilegale u emëruan në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq, duke theksuar se kjo përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, shkroi Vela.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Për 48 orë janë ndaluar 7 persona, janë bërë 12 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 15 persona

Read Next

Fillon të përhapet varianti “Eris” i Covid-19 në Britani të Madhe