Teatri “Hadi Shehu” sjellë para publikut shfaqjen “Plus 18”, një nga projektet më të veçanta të teatrit, me regji nga Qëndrim Rijani.
Një grup aktorësh profesionistë, përmes lojës skenike do të përpiqen të trajtojnë, një temë shumë interesante si një përpjekje për të dalë nga “nëntoka”, e që i bën ata të zhyten vazhdimisht e më thellë duke zbuluar botën e cila nuk ka dallim kombi, rrace apo feje.
Përballja e dy personazheve të cilët gjatë gjithë kohës përpiqen të gjejnë njëri-tjetrin dhe të bëhen një, do ta dërgojnë audiencën sa në rrethana të huaja e gjithashtu edhe në kushtet dhe rrethanat e vendit tonë.
E gjithë trupa e teatrit është e inkuadruar në këtë shfaqje dhe për realizimin e saj është nevojitur shumë kohë tregoj tutje Kastrati.
Premiera e shfaqjes “plus 18” do të prezantohet sonte në orën 19:30, pjesëmarrja e publikut është e limituar për shkak te moshës e cila duhet të jetë mbi tetëmbëdhjetë vjec dhe respektimit të masave anti-Covid.