Trajneri i ri i Chelsea-t, Graham Potter tha se nuk e ka mbyllur derën që Romelu Lukaku të rikthehet në Chelsea dhe pritet të mbajë bisedime me sulmuesin në fund të sezonit.
Lukaku ra në favorin e paraardhësit të Potter-it, Thomas Tuchel dhe u kthye te Interi në formë huazimi vetëm një vit pasi bëri një lëvizje prej 115 milionë eurosh nga skuadra e Serisë A në Stamford Bridge.
Raportet sugjeruan se 29-vjeçari është shumë i etur për të qëndruar në Inter në baza të përhershme, por nuk ka asnjë opsion apo detyrim për të nënshkruar si pjesë e marrëveshjes ekzistuese të huazimit.
Potter thuhet se është i hapur për të diskutuar situatën me Lukaku-n nëse ai ka ndonjë interes për ta bërë këtë, ose nëse Inter-i vendos të mos ndjekë një marrëveshje të përhershme; ata kanë probleme të rëndësishme financiare dhe mbetet për t’u parë nëse ata mund të përballojnë vlerësimin e Chelsea-t.
Disa javë më parë, Lukaku theksoi se është shumë i kënaqur te Inter, dhe nuk është i interesuar të kthehet te Chelsea, por kushtet e dobëta financiare të Inter, mund ta detyrojnë Lukaku-n të largohet. /Albanianpost.com