“Portrete atdhetarësh dhe arsimdashësish” është libri më i ri i botuar nga autori Muhamet Rogova një libër me kumtesa e recensione të ndryshme. Ky libër në kapitullin e parë paraqet jetën dhe veprën e Kadri Kusarit ku për autorin figura e Kadri Kusarit është një ndër figurat më të rëndësishme të qytetit të Gjakovës ndërkaq në kapitujt tjerë pëfshihen edhe shumë figura tjera intelektuale të cilët i kontribuan çështjes kombëtare.
Libri gjithsej ka 169 faqe dhe vie në duart e lexuesit si njëri ndër librat më karakteristik të autorit, ndërkaq promovimi zyrtrar i librit do të bëhet së shpejti.