Policia thyen derën dhe liron të miturën që dyshohet se u dhunua në një objekt banimi

Një e mitur dyshohet se është dhunuar në Kaçanik.

Siç njofton policia, e mitura ka raportuar se është e mbyllur brenda në banesë. Për pasojë policia ka intervenuar duke thyer derën e objektit dhe viktima është liruar.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

Read Previous

“The Financial Times”: Njohja e pasaportave, fund i paqartësisë së Madridit

Read Next

Ministria e Shëndetësisë synon ligj të ri për sigurimin shëndetësor