Policia s’po fal, “Më mirë te vonohemi një minutë në jetë, se sa të humbim jetën për një minutë”

Policia e Kosovës po vazhdon të dënoi qytetarët që nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në Prizren, Policia ka dënuar një qytetar që me veturën e tij ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Vozitësi u dënua me gjobë 150 euro dhe leja i është konfiskuar për 3 muaj.

Fotografinë e tejkalimit Policia e mori nga qytetarët që ia dërguan në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

Policia e Kosovës në postimin e bërë ka treguar motën si motivim për qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut.

“Më mirë te vonohemi një minutë në jetë, se sa të humbim jetën për një minutë”, kjo është motoja e Policisë./Indeksonline/

Read Previous

Hungari – Francë, formacionet e mundshme

Read Next

Hapet parku kulturor “Ali Podrimja”