Policia për 24 orë gjobiti 1006 qytetarë për mosrespektim të masave anti–Covid

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1006 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Read Previous

Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit

Read Next

“Non-Paperi” Ballkanik i publikuar nga Jansha godet ekzistimin e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës