Policia në Shqipëri njofton për disa raste të fotografimit të votës

Policia e Shqipërisë ka njoftuar për katër raste të fotografimit të votës deri më tash. Tre persona janë arrestuar në Tiranë e një në Elbasan. 

Në Tiranë në një rast janë arrestuar dy persona, H.D. (57) dhe R.L. (28) për fotografim të votës, e në një rast tjetër është arrestuar 56-vjeçarja A.H. për fotografim të votës. 

Po ashtu u arrestua nën dyshimin për fotografim të votës edhe një 56-vjeçare në Elbasan.

Po ashtu mediumet në Shqipëri raportuan për një rast në Librazhd./Koha.net

Read Previous

Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Rripin e Gazës

Read Next

Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës