Policia ndalon një veturë, të rinjtë e gjuajnë drogën nga dritarja

Mbrëmë policia ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:32 në Dragash, ndërkaq të arrestuarit janë personat me inicialet D.K.i lindur në vitin 2001 dhe R.K i lindur në vitin 1998.

Mësohet se në momentin kur është ndalur vetura, personat e dyshuar kanë hedhur drogën nga dritarja.

Të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

/Gazeta Sinjali/

Read Previous

Rama viziton 121 afganët në Durrës, shpërndan lodra për fëmijët

Read Next

Challandes publikon listën për ndeshjet e shtatorit: Rikthime, debutime dhe mungesa